
Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti deklaroi para mediave në konferencën e sotme për shtyp se ka respekt maksimal për lojtarët e tij Elseid Hysaj, Nicola Maksimovicin dhe Kevin Malcuit përpara ndeshjes së sotme me SPAL-in.
"Askush nuk do të mbrrijë në janar. Lojtarët aktual më kënaqin, janë konkurrues. Nëse do të ketë ardhje do të krijohen probleme në menaxhim, ndërsa një largim i mundshëm do ulte cilësitë. Nëse unë them që më pëlqen Pavard (Benjamin), kjo do të ishte mungesë respekti për Hysaj, Malcuit dhe Maksimovicin, për të cilët jam shumë i lmutur", deklaroi 3-herë fituesi i Champions League.
Hysaj përflitet se do të transferohet në merkaton e janarit drejt Chelseat.
Poll