
Erion Braçe, zv.kryeministri i Shqipërisë ka reaguar sërish për "çështjen" Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në qendër të kritikave nga tifozët e Lazios pasi këndoi këngën "Bella Ciao" në grumbullimin me ekipin.
Një këngë e tillë në Itali njihet si himn për partizanët, ndërsa tifozët e Lazios njihen si pro fashizmit. Ata kanë shpalosur një banderol të madhe duke e quajtur Hysaj krimb, ndërsa Braçe u është "vërsulur" duke I quajtur idiot dhe se fashizimi është krim.
Postimi i Erion Braçes:
IDIOT,
ELSI HYSAJ NUK ESHTE KRIMB!
ESHTE SHQIPONJE!
ASHTU SIC FASHIZMI NUK ESHTE TIFOZLLEK, POR KRIM!
Cdo vend ka idiotet e tij,
cdo ekip ka idiotet e tij gjithashtu;
Por ka nje cak gjithnje!
Sulmi ardhur nga urrejtja fashiste ndaj futbollistit shqiptar,
titullar i ekipit kombetar te Shqiperise e kapiten i tij,
fare pa shkak eshte i neveritshem,
i turpshem dhe i papranueshem!
Afirmimi i ketij sulmi nga pozita fashiste-sic thuhet ne kete parulle, eshte krim!
Solidaritet te plote e mbeshtetje per Elsi Hysaj ne keto ore te veshtira.
Qetesi, kurajo dhe force!
VO: deshiroj te shoh qe Federata Shqiptare e Futbollit, Federata Italiane e Futbollit, UEFA e FIFA te denojne sulmin dhe te mbrojne furbollistin shqiptar.