Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Hyka beson te rikthimi në kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Hyka beson te rikthimi në kombëtare

Jahmir Hyka, ish-mesfushori i talentuar i skuadrës shqiptare është shprehur i gatshëm për të luajtur edhe një here për ngjyrat kuqezi. 28-vjeçari nga Tirana ka dëshirë që të rikthehet edhe një herë në kombëtare. Shtatshkurtri po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e tij, Luzerna dhe kjo është një shenjë që De Biazi t'i kthejë sytë nga mesfushori

" Besoj me mundësitë që ka ekipi jonë, çunat u paraqitën mjaft mirë në Europian dhe këtë nuk ka kush e mohon, megjithëse po të kishim rrezikuar pak më shumë në anën ofensive edhe mund të kishim arritur diçka më shumë. Nuk e di të them se çfarë do bëja më mirë po të isha unë në Europian sepse është diçka që ka kaluar tani, të mendojmë për të ardhmen më mirë. Detyra ime është të jap maksimumin tek klubi ku unë luaj, a ftohem apo jo në kombëtare këto janë zgjedhje personale të trajnerit dhe ai mban përgjegjësi për ato. Unë jam i gatshëm në qoftë se do të ftohem. Karakteristikat e mia i vlerëson trajneri nëse janë të vlefshëm për lojën e ekipit. Unë ndihem mirë që kombëtarja shqiptare ka nje ekip cilësor dhe ka arritur suksesin historik. Si çdo lojtar do isha i lumtur që të ribashkohesha përsëri me kombëtaren për të dhënë një kontribut që do ta ndihmonte lojën dhe skuadrën që të rritej akoma më shumë", tha Hyka për syri.net.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga