U gëzuam të gjithë pafund për golin e Hungarisë ndaj Portugalisë, sepse kështu shtohen shanset e Kombëtares shqiptare për t’u kualifikuar në 1/8-at. Por, goli i Nanit veniti shpresat deri në këtë moemnt, ndërsa të gjithë duhet të presim deri në fund të ndeshjes duke shpresuar te goli i dytë dhe fitorja e hungarezëve. Po a jeni kuriozë të shikoni se si e përjetuan djemtë e Kombëtares? Ata janë në Perros Guirec ku po ndjekin plot ankth rezultatet dhe kjo foto e tregon më së miri, publikuar nga gazetari Endi Tufa.