Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbja nga Vllaznia, Dovedan refuzon konferencën pas ndeshjes: Nuk kam çfarë flas, ky ishte shansi i fundit për mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja nga Vllaznia, Dovedan refuzon konferencën pas ndeshjes: Nuk kam

Vllaznia fundos Bylisin dhe fiton 0-1 në transfertë. Ballshiotët humbasin një shans të artë për të marrë pikë e për t'u larguar nga zona e ftohtë. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Albion Avdiaj në pjesën e parë. Sulmuesi goditi saktë me kokë duke mposhtur portierin Qirko dhe me këtë gol të shënuar riktheu Vllazninë të fitorja pas 3 rezultateve jo të mira. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Bylis në vendin e 9-të me 30 pikë.

Trajneri i Bylisit, Velkjo Dovedan refuzoi të fliste në konferencën pas ndeshjes. Gazetari, Alban Xhihani sqaroi se trajneri i Bylisit i kishte kërkuar që të mos të fliste pasi nuk kishte çfarë të thoshte. Më tej, gazetari i Supersport, tregoi se trajneri ishte tepër i dëshpëruar dhe tha që ndeshja me Vllazninë ishte shansi i fudit për të mbijetuar në Superligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga