Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Humbja nga Juventusi, zv.trajneri i Interit "ironizon" pas ndeshjes: Episodet ishin të qarta, nuk ia vlen as t'i komentosh

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja nga Juventusi, zv.trajneri i Interit "ironizon" pas ndeshjes:

Interi u mposht ditën e sotme në transfertë 3-2 nga Juventusi. Një ndeshje që u mbyll me shumë polemika pasi u akorduan 3 penallti e dy kartona të kuq. Cuadrado shënoi në fund me 11 metra, por nga pamjet dukej qartë që lojtari i Juventusit shkel Perisic. Pas sfidës në konferencën për mediat foli, zv.trajneri i Interit, Cristian Stellini që ironizoi vendimet e gjyqtarit.

"Ka pasur episode aq të dukshme sa është e kot t'i komentosh. Ne jemi akoma të gëzuar që kemi fituar titullin dhe kemi ardhur këtu për të bërë një ndeshje të shkëlqyeshme. Thjesht donim të vinim këtu dhe të provonim që jemi ekipi më i fortë. Skuadra ishte e mirë, lojtarët bënë atë që duhej të bënin dhe ne jemi të lumtur. Episod specifik? Nuk dua te flas rreth kesaj.

"Gjithmonë ka vend për përmirësim, vitin e kaluar tashmë ishim një pikë larg nga Juve dhe në finalen e Europa League. Në të ardhmen, ne duhet të përmirësojmë lojën tonë për ndeshjet kryesore dhe ndeshjet e Champions League. Jemi në rrugën e duhur", u shpreh Stelini.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga