
Vllaznia-Kukësi ishte supersfida e ditës së sotme në Superligë e cila u mbyll me rezultatin 2-4. Shkodranët pësuan humbjen e parë të sezonit, ndërsa Kukësi mori fitoren e dytë radhazi. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri I Vllaznisë, Brdariç u shpreh:
"Dua të them që ne luftuam mirë. Sot ishte humbja e parë e sezonit dhe ne duhet të analizojmë këtë ndeshje e të mësojmë. Duhet të bëjmë diçka më mirë në ndeshjet e tjera dhe nuk kemi kohë të zhgënjehemi nga kjo ndeshje pasi nuk ka kohë.
Jemi të mërzitur nga ndeshje, por jemi akoma në krye. Sot nuk ishte një ndeshje perfekte dhe bëmë disa gabime. Nuk mund të qëllojë që të jemi gjithë kohën në krye, por presim që të rikthehemi".
Penalltia e Gurishtës? "E nisëm mirë ndeshjen dhe nuk dua të flas për gjëra në veçanti. Ne fitojmë si skuadër dhe humbasim si skuadër. Kemi humbur një ndeshje, por duhet të ringrihemi e të mendojmë për ndeshjen tjetër që është sërish e vështirë".
Nëse do të kishim gati Da Silvan do të luanit me këtë skemë? "Nuk e di nëse do të luaja kështu apo jo, por na munguar dy lojtarë të rëndësishme. Do të shikojmë në ditët në vazhdim nëse do të ndryshojmë lojtarët apo jo në ndeshjet e tjera".