Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Humbja me Poloninë, Andi LILA: Ndeshje e shkëlqyer, Mourinho s'merr vesh nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Poloninë, Andi LILA: Ndeshje e shkëlqyer, Mourinho

Shqipëria humbi dje 0-1 me Poloninë në "Air Albania". Sfida u vendos nga një gol në të 77 minutë, me miqtë që marrin tri pikë duke na spostuar në vendin e tretë të grupit I. Pas ndeshjes, Andi Lila tha për Supersport se duhet të qëndrojmë me kokën lart, teksa thurri elozhe për Kumbullën, aqsa u shpreh se me lënien në stol te Roma, Mourinho nuk merr vesh nga futbolli.

"Polonia u tregua cinike, me një rast e gjysmë ia doli të shënojë. Sot duhet të dalim me kokën lart sepse Ramadani zëvendësoi Gjasulën në mënyrë perfekte. Sot ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Sot Kumbulla, me atë që bëri ndaj Lewandowskit, tregoi se e meriton të luajë titullar te Roma, pashë një mbrojtës të jashtëzakonshëm. Mourinho ose është me pushime në Romë, ose nuk merr vesh nga futbolli", tha Lila.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga