Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbi finalen ndaj Partizanit, Shkëmbi "skanon" TEUTËN: Në kampionat do japim maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi finalen ndaj Partizanit, Shkëmbi "skanon" TEUTËN:

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, në një intervistë për RTSH Sport pas ndeshjes me Partizanin është shprehur se skuadra në përgjithësi luajti mirë, por si synim ka që pas një jave skuadra të jetë në maksimumin e saj.

"Presim më shumë, por në përgjithësi jam i kënaqur, sidomos në pjesën e parë. Ndeshja me Lirinë është normale që nuk mund të krahasohet Partizanin, pasi ata kanë një skuadër më të kompletuar, më të fortë. Në përgjithësi, jam i kënaqur për mbarëvajtjen e sfidës. Afrimet e fundit e di që kanë vështirësi. Synimi është që pas një jave, të gjithë lojtarët të jenë në maksimumin e tyre.

Është e vërtetë që kemi disa lojtarë me eksperiencë, të rinj, normale që një ekip i bërë rishtas do kohën e tij, po kjo nuk është arsye për të mos bërë mirë, nuk diskutohet që kemi një javë kohë dhe shpresoj që në ndeshjen e parë të kampionatit të jemi në maksimum.

Duke parë skuadrat, duke i njohur pothuajse të gjitha, mendoj se ky do të jetë më i rivalizuari se pothuajse të gjithë ekipet janë aty-aty.

Mendoj se merkaton e kemi mbyllur por ku ka kohë, gjithmonë nuk i dihet. Në pjesën  më të madhe e kemi ekipin të plotësuar.

I kënaqur nga Kamara, por jo vetëm nga ai, jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët. Dy momentet e golave të Partizanit patëm probleme në qendër të mbrojtjes, ku duhet të rregullojmë, pjesa tjetër deri diku ka qenë mirë", është shprehur Shkëmbi.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga