
Kukësi humbi finalen e Superkupës vetëm në minutën e fundit pas barazimit të Braun. Në fund të ndeshjes, trajneri Duro foli për "RTSH Sport", duke analizuar ndeshjen e bërë.
"Futbolli është i tillë dhe duhet menaxhuar deri në fund. Në pjesën e dytë kemi dominuar ndeshjen dhe e përmbysëm. Humbëm përqendrimin në fund dhe na bëri të humbin ndeshjen.
Rroca nuk po justifikonte lojën dhe ai zëvendësim bëri që loja të ndryshonte dhe ndërrim rezultoi pozitiv. Pakujdesia bëri që të humbin ndeshjen. Me largimin e Gavazaj humbëm shumë pasi gjendja e tij nuk është në optimale. Goli i barazimit ishte deçiziv.
Presim dy, tre lojtarë dhe të jemi gati për kampinat. Bëm një ndeshje shumë të mirë. E dhuruam ne ndeshjen sesa e meritoi Partizani".