Juventusi ia doli të fitonte 2-0 ndaj Lazios në shtëpi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Një humbje që ia vështirëson akoma më shumë punën skuarës së Elseid Hysajt për të arritur finalen.
Gjithsesi në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe janë edhe 90-të minuta të tjera për t’u luajtur. Humbjen me “Zonjën e Vjetër” nuk e bën dramë as trajneri i Lazios, Igor Tudor. Ky i fundit ka theksuar se ka besim te djemtë e tij dhe se do të japin maksimumin në ndeshjen e kthimit.
“Tre ditë më parë shpenzuam shumë energji. Motivimet e tyre janë të rëndësishme dhe ndryshimi është ndjerë. Unë i përgëzoj djemtë e mi jashtë mase. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit, ku ne do të japim maksimumin pasi luajmë edhe në shtëpinë tonë”, ka përfunduar Tudor.