Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Hoxha e nis me premtime të mëdhaja te Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Hoxha e nis me premtime të mëdhaja te Vllaznia

Ylli Hoxha jep intervistën e parë në Shkodër si pjesëtar i Vllaznisë. Lojtari kosovar, i cili ka luajtur për Kukësin dhe Flamurtarin në Superiore, tashmë do të provojë aventurë të re. Ai tregon se është pas me formën e tij, ndërsa iu premton shkodranëve Europën.

“Ambienti këtu në skuadër është shumë i mirë. Të gjithë më kanë mirëpritur dhe sigurisht që kjo gjë do më ndihmojë për t’u ambientuar sa më shpejt. Sa i takon formës time, vërtetë jam pak prapa me përgatitjet, megjithatë besoj se do ta kap shumë shpejt ritmin e skuadrës”, tha në fillim mesfushori kosovar.

“Sigurisht që çdo lojtar, kur shkon në një skuadër të re, kërkon që bashkë me të, të arrijë objektivat që ajo ka dhe besoj se në sezonin e ri Vllaznia do të synojë Kupat e Europës”, tha Hoxha, duke i premtuar minimalisht Europa League kuqebluve, të cilët kanë disa vjet që nuk marrin pjesë në këtë kompeticion.

“Mundësitë për ta bërë këtë gjë i kemi, prandaj do të tentojmë deri në fund. Kuptohet që duke luajtur edhe në “Loro Boriçi”, një stadium modern, do të jetë një plus më shumë për ne dhe prandaj jam i bindur se do t’i arrijmë objektivat që kemi”, përfundoi Hoxha.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga