Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

HISTORIKE në NBA, Denver NUGGETS mposht MIAMIN dhe shpallet kampion për herë të parë

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIKE në NBA, Denver NUGGETS mposht MIAMIN dhe shpallet kampion

NBA është njohur me kampionin e këtij sezonit. Historike për Denver Nuggets, të cilët mposhtnë në finale Miami Heat dhe shpallën kampion për herë të parë në histori. Ekipi i drejtuar nga Mickael Malones mposhti me shifrat 94-89 Mianin në finalen e pestë mes tyre.

Kjo bëri që të fitonte me 4-1 dhe të ngrinte lart trofeun e basketbollit amerikan. Ylli i këtij takimi ishte Nikola Jokiç. Serbi shënoi 28 pikë, 4 asiste dhe 16 topa në tabelë. Gjithashtu serbi mori dhe titullin MVP për finalet, pas një sezoni fantastik që kaloi.

Nugggets e dominuan këtë sezon nga fillimi, duke u renditur në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit dhe më pas duke u shpallur kampion në këtë konferencë.

Sa i përket finales së madhe, Nuggets nuk i dha asnjë mundësi Miamit, me këtë të fundit që arriti të fitonte vetëm një takim, edhe pse erdhi si surprizë deri këtu, pasi u rendit në vendin e tetë në Konferencën e Lindjes

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga