Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Hero" ndaj Norvegjisë, ish-sulmuesi kuqezi nuk harron "zakonin e vjetër"

Shkruar nga NEWSPORT
"Hero" ndaj Norvegjisë, ish-sulmuesi kuqezi nuk harron

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Hamdi Salihi "nuk dorëzohet" as në vitet e fundi të karrierës. 34-vjeçari shkodran ka gjetur "qetësinë" në Austri duke shënuar në ndeshjen e djeshme të vlefshme për Ligën e Dytë austriake në takimin midis skuadrës së tij Wiener Neustadt dhe Vorwars Steyr. Shkodrani shënoi golin e dytë që vulosi fitoren në fushën kundërshtare.

Takimi përfundoi me fitoren e pastër të miqve nga jugu i Vjenës 2-0. Ky është goli i parë për Salihin në këtë edicion të ri. Ai e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë bashkë me tunizianin Seifedin Chabbi duke shënuar në total 22 gola në 31 takime. Fatkeqësisht, ekipi i tij nuk ia doli të ngjitej në nivelin elitar të futbollit austriak "Bundesliga".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga