Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Hera e tretë rradhazi me Real Madrid, drejtori i Man City: I mposhtëm vjet, duam ta bëjmë sërish

Shkruar nga NEWSPORT
Hera e tretë rradhazi me Real Madrid, drejtori i Man City: I mposhtëm

Txiki Begiristain, drejtor sportiv i Manchester City, komentoi për Sky Sport shortin për çerekfinalet e Champions League, ku skuadra angleze do të sfidojë Real Madridin e Carlo Ancelottit.

“Ne do të luajmë përsëri kundër tyre. Sezonin e kaluar ne patëm më të mirën. Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpi, megjithatë Real Madridi është një ekip që e luan këtë kompeticion për të fituar. E vetmja gjë është që edhe ne duam të fitojmë, duam t’i mposhtim. Të kemi mundësinë për t'u kthyer në shtëpi mund të funksionojë në favorin tonë dhe ne do ta kemi parasysh këtë", tha drejtori.

Dy skuadrat janë përballur sërish në dy edicionet e fundit, një herë fitues madrilenët dhe beteja e fundit pa anglezët të kalonin më tutje. E veçanta është që në të dyja rastet, ekipi që u kualifikua arriti të ngrinte lart trofeun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga