Nesër (25 maj) do të zhvillohet finalja e Conference League, ndërmjet ekipit të Romës dhe Feyenord. Tifozët do të jenë të shumtë, ndaj nga qeveria dita e nesërme e ka shpallur pushim, e teksa policia për rrugët që nuk do të lejohet qarkullimi i makinave.
Harta më poshtë tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë. Harta tregon se në ngjyrën rozë janë vetëm zonat për këmbësorë.
E kuqja nuk ka trafik, vetëm për automjetet e autorizuara dhe ambulancat, e verdha trafik i kufizuara që do të thotë vetëm për makina me bileta, ndërsa me ngjyrë blu janë vetëm rrugën për të hyrë në stadiumin Air Albania.
“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj.
Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.
Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë” njofton policia.
