Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hakmerret ish-pronarja, i merr faqen e "facebook" gazetës "Sport Ekspres"

Shkruar nga NEWSPORT

Që prej datës 1 tetor gazeta sportive "Sport Ekspres" ka ndërruar pronarë, por edhe kryeredaktor. Madje, edhe në brendësi të saj ka ndryshime të tjera. Megjithatë, lajmi i fundit nga kjo redaksi vjen për faqen zyrtare në "Facebook".

Mediat përdorin faqet e tyre zyrtare për të informuar publikun, ashtu si çdo biznes tjetër, ku i përfshin rrjetet sociale në çështjen e marketingut, por diçka e çuditshme ka ndodhur pak minuta më parë.

Ish-pronarja e "Sport Ekspres", Entela Zegali Osoja, u ka marrë faqen zyrtare të gazetës pronarëve të rinj, duke e përdorur për bizneset e saj. Mësohet se ajo ka kërkuar një shumë të lartë monetare për të shitur këtë faqe në "facebook", shumë që nuk është pranuar nga pronarët e rinj, ndaj ajo është hakmarrë në mënyrë të tillë, duke e përdorur për interesat e saj.

[caption id="attachment_44237" align="aligncenter" width="1024"]rrjeta Rrjeta Sport, emri i ri i ish-faqes së Sport Ekspres[/caption]

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga