Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Hakmarrje primitive e paprecedentë", Ilir META për pasaportat e Kombëtares: Vendimi prej qëndrimeve kritike

Shkruar nga NEWSPORT

Ditë më parë në medie qarkulloi lajmi se Kombëtares së futbollit në Shqipëri dhe lojtarëve të Euro 2016 do I kërkohej nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të dorëzonin pasaportat diplomatike, dhënë nga Qeveria shqiptare pas marrjes pjesë në finalet e Francë 2016.

Në lidhje me këtë situatë nuk ka ende diçka përfundimtare, me reagimet që kanë qenë të shumta nga ana e protagonistëve të sportit. Në lidhje me këtë problematikë ka reaguar edhe Ilir Meta. Presidenti e sheh si diçka të paprecedentë dhe primitive, nisur nga qëndrimet kritike të disa futbollistëve.

"Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë", shkruan Meta.

Reagimi i Ilir Metës:

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.

Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga