Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Haaland i frikshëm, Guardiola kërcënon rivalët: Është më i mirë se vjet

Shkruar nga NEWSPORT
Haaland i frikshëm, Guardiola kërcënon rivalët:

Pep Guardiola dërgon paralajmërim për rivalët e Premier League teksa vlerëson aftësinë dhe formën e përmirësuar të Erling Haaland. Guardiola lavdëroi yllin e Manchester Cityt teksa bëri përshtypje në një ndeshje parasezonale kundër Yokohama Marinos, duke shënuar dy gola në fitoren 5-3 të klubit.

"Duke krahasuar sezonin e kaluar, ai është më në formë, shumë më mirë se sezoni i kaluar kur mbërriti nga Dortmund. E di që do të donim të ishim si sezoni i kaluar por ai duket më mire. Megjithatë është ende larg nga gjendja më e mirë, si të gjithë të tjerët.

Më e rëndësishmja për të ishte të shënonte dy gola në ndeshjen e parë, sepse sezonin e kaluar në ndeshjet e fundit, ai nuk mundi të shënonte. Rëndësi ka ritmi, parimet, ne po punojmë gjatë gjithë kohës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjë, e njohim dhe për disa javë do të jemi në gjendje të bëjmë mirë se tani", tha Guradiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga