Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gugash Magani flet pas humbjes ndaj Skënderbeut: Kartoni i kuq nuk ishte, do të vuajmë deri në fund për mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
Gugash Magani flet pas humbjes ndaj Skënderbeut: Kartoni i kuq nuk ishte,

Teuta humbi ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0. Pas hubmbjes ndaj korçarëve në shtëpi, Gugash Magani u shpreh se kaq ishin mundësitë e skuadrës së tij. Për Supersport ai tha:

"Ndeshja pritej e fortë, kishim përballë skuadrën kampione në fuqi dhe në aspektin e cilësisë dhe organikës qështë më mirë se ne. U munduam të luanim si të barabartë, pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne, mund ta kishim ndëshkuar kundërshtarin. Për gabime në finalizim, por edhe për fat të keq, nuk realizuam. Po luanim mirë, kur një kundërsulm i Skënderbeut na kapi në befasi dhe u ndëshkuam.

Kam rezervat e mia për kartonion e kuq, për mua nuk ishte i tillë. Arbitri është nxituar, sepse ka ndikuar në rezultat. Lojtari im ka gabuar, e pranoj, por mendoj se mund të ishte ndëshkuar edhe me një karton të verdhë. Ndoshta nxitohem duke folur tani pas ndeshjes, por kështu e mendoj në këtë moment.

E kam thënë që e kemi nisur shumë keq kampionatin, ndaj e dinim që do të vuanim deri në fund. Janë edhe 9 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund për t’ia dalë mbanë", përfundoi ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga