Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Grushta dhe 4 kartona të kuq, sfida e Kategorisë Superiore për moshat U-17 degjeneron në dhunë

Shkruar nga NEWSPORT

Këtë javë janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të të Kategorisë Superiore për moshat U-17. Takimi mes Internacional Tirana dhe Shënkollit e luajtur më datë 27 tetor është mbyllur në barazim 1-1. Në pjesën e parë ishin miqtë që shënuan golin e parë të ndeshjes në minutën e 9-të me anë të Turkaj, ndërsa në pjesën e dytë ishte Tafa që barazoi takimin në minutën e 75-të.

Sfida u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në fund të ndeshjes situata ka agravuar pasi dy skuadrat janë përplasur me grushta me njëri tjetërin. Goga dhe Tafa për Internacionalin dhe Simoni e Vuksani për Shënkollin janë goditur mes tyre me grushta, madje në fushë janë futur edhe shumë persona të tjerë. Njerëz të gjakosur aq sa është dashur edhe ndërhyrja e ambulancës në fushë. Arbitri I ndeshjes ka nxjerrë 4 kartona të kuq për 4 lojtarët që u goditën mes tyre, ndërsa nuk dihen ende motivet sepse ka nisur sherri. Nuk është hera e parë që në kampionatin e moshave ndodhin të tilla ngjarje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga