Do të luhen ditën e sotme 6 ndeshjet e javës së 5-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A. FSHF-ja ka vendosur që ky grup të luhet sot, ndërsa nesër të luhet Grupi B.
Në 6 ndeshjet që janë programuar për ditën e sotme nuk mungojnë përballjet interesante. Shënkolli kryesues do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj Gramshit në transfertë. Iliria sfidon Adën, kurse Luzi pret në shtëpi Klosin. Elbasan pas barazimit të fundit do të udhëtojë drejt Bulqizës për të sfiduar vendasit që renditen në vendin e fundit. Oriku përballet me Murlanin, ndërsa Veleçiku pret në shtëpi Internacionalin. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 14:00.
Kategoria e Dytë/ Grupi A
Java e 6-të/ Ora 14:00
Luzi 2008-KF Klosi
Veleçiku- FC Internacional Tirana
Gramshi-Shënkolli
Bulqiza-FK Elbasani
KF Ada-Iliria
Oriku-Murlani