Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, nuk ndahet dot lehtë nga vëllai i tij Taulanti dhe nga ngjyrat kuqezi. Para pak çastesh ai ka postuar një kolazh me 4 foto, ku dy vëllezërit shfaqen bashkë që fëmijë dhe më pas takohen në fushën e lojës, por për fat të keq, me fanella të ndryshme, Graniti të Zvicrës dhe Taulanti të Shqipërisë. Graniti kërkon gjithmonë e më shumë të thotë se e ndjen veten me “faj”, që nuk ka zgjedhur Shqipërinë. Gjithsesi, nga gjithë shqiptarët e Zvicrës ai është më i vlerësuari për mënyrën si është sjellë gjatë Europianit të Francës, por edhe më parë. Fotot flasin vetë.