Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Ronaldo i dhuroi unazën me gur “gjigant” diamanti, Georgina Rodriguez: Më e pakta që mund të bënte...

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo i dhuroi unazën me gur “gjigant” diamanti, Georgina
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Georgina Rodriguez, e cila është dhe e fejuara e yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldos ka folur së fundmi për të gjitha episodet romatike, që çifti mjaft simpatik ka përjetuar që nga vera e deri më tani.

Në një intervistë për “Elle Spain”, modelja e njohur foli edhe për unazën me gur “gjigant”, e cila bëri "rrëmujë" botën e mediave sociale. Sipas saj unaza e dhuruar nga Ronaldo ishte më e pakta që ai mund të bënte, pas 10 vitesh pritjeje.

“Është e bukur. Është më e pakta që mund të më jepte pas dhjetë vitesh pritjeje. Më duhej pak kohë për të kuptuar madhësinë e gurit. U shokova aq shumë sa e lashë në dhomën time dhe nuk e pashë në dritën e diellit deri të nesërmen”, ka thënë Rodriguez.

Për më tepër Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në proces përgatitjesh për dasmën e tyre të ardhshme, me ceremoninë e planifikuar për verën e vitit 2026 dhe që pritet të zhvillohet në qytetin e lindjes së futbollistit portugez.

 

Poll

Lexo gjithashtu