Ylli portugez, Cristiano Ronaldo përveçse po shkëlqen në futbolll, një vëmendje të veçantë po i kushton edhe jetës së tij private. Së fundmi ai ka bërë të ditur se me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez do të kurorëzohen në Madeira gjatë vitit të ardhshëm.
Sa i takon detajeve pjesa më unike e ceremonisë është vendndodhja, pasi Ronaldo ka zgjedhur vendlindjen e tij dhe jo të partneres, duke thyer kështu traditën.
Ceremonia e dasmës pritet të jetë private dhe superylli i Al-Nassr ka zgjedhur katedralen e “Funchal”. Kisha 511-vjeçare është vendi më i vjetër i adhurimit në qytetin e lindjes së tij. Më herët këtë muaj, ai ka zbuluar gjithashtu se vajzat e tij e shtynë të hidhte hapin e madh dhe t’i propozonte Georginës.
Një tjetër “goditje” kësaj here më e bukur, e vendos Ronaldon përsëri në qendër të vëmendjes. Në një kohë kur ai po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Al-Nassr, me 11 gola në 12 ndeshje, përfshirë një roveshatë spektakolare.
