
Pep Guardiola nuk po kalon aspak një moment të mirë me Manchester Cityn në këtë sezon. Por jo vetëm kaq, pasi trajneri spanjoll nuk po kalon një moment të mirë as në jetën personale.
Kjo pasi siç është mësuar, Guardiola i ka dhënë fund martesës 30-vjeçare me Cristina Serran. Të cilësuar si një nga çiftet më jetëgjatë, dyshja ka vendosur t’i japë fund kësaj marrëdhënie.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se çifti prej muajsh jetonin të ndarë, ndërsa diçka të tillë e dinin vetëm familjarët. Tashmë një vendim i tillë është marrë vesh nga të gjithë dhe sigurisht për shumicën prej tyre ka ardhur si një “rrufe në qiell të hapur”.
Kujtojmë se Guardiola dhe Cristina kanë sëbashku 3 fëmijë. Maria (24 vjeç), influencere me një milion ndjekës në Instagram, Marius (22 vjeç), CEO i tre kompanive dhe jeton në Dubai dhe Valentina, ende e mitur.