Ernest Muçi u kthye te goli me Besiktas, që fitoi 4-2 përballë Antalyaspor. Rrjeta e gjetur në fund i ka gëzuar të gjithë, pasi goli te klubi turk mungonte prej disa ndeshjesh për Muçin.
"Faleminderit zotit për gjithçka, krenare me ty", shkruan e dashura e sulmuesit shqiptar, Klea Verri, në rrjetin social Instagram duke e shoqëruar me një foto të Muçit nga ndeshja. Kaq ka mjaftuar që tifozët e Besiktasit të "shpërthejnë" në komente.
Ata njihen për mbështetjen e flaktë, ndërsa shumë komente "mburrin" Muçin dhe e vlerësojnë Klean për zgjedhjen e partnerit. Kujtojmë se gjatë kësaj kohe, Muçi është përfolur për një largim nga Besiktas.
Poll