
Ildi gruda së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka barë të ditur vetë sulmuesi i Vllaznisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mrekullia që duam”, ka shkruar Gruda, teksa shihet së bashku me bashkëshorten rreth bregut të detit. Madje 24-vjeçari ka zbuluar edhe gjininë e bebit dhe siç duket nga postimi Gruda do të bëhet baba i një vajze.
Ardhnja në jetë e një fëmije është dëshmia më e mirë e dashurisë mes një çifti dhe ky është një moment mjaft i veçantë dhe i rëndësishëm për sulmuesin. Padiskutim ky është “goli” më i bukur për të.
Kujtojmë se Gruda është një nga lojtarët kryesorë të Vllaznisë në këtë sezon. Në 39 ndeshje të zhvilluara me shkoranët ia ka dalë të shënojë 8 gola dhe të dhurojë 2 asiste.