Çifti që do të martohet
Admirimi dhe vlerësimi për lojtarët e skuadrave, nuk fillon dhe mbaron me ndeshjen apo zhvillimin e kampionateve. Ndonjëherë shkon edhe përtej se thjesht 90 minuta lojë. Një rast konkret për të këtë është dhe historia e një çifti italian.
Ata kanë zgjedhur që të ftojnë në dasmën e tyre, sulmuesin e Mallorca-s, Vedat Muriqin. Në një foto e cila qarkullon në rrjete shikohen dy të rinjtë të cilët mbajnë në dorë ftesën e dasmës, ku shkruhet emri i Muriqit.
Për sa i përket aspektit futbollistik, kujtojmë se Muriqi ka bërë mjaft mirë pasi gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 6 gola.
Poll
