Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Golin më të bukur ia kam shënuar Partizanit", Idi BATHA: Largohem nga Tirana për një ofertë më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
"Golin më të bukur ia kam shënuar Partizanit", Idi

Idriz Batha edhe dje ishte deçiziv për ekipin e Tiranës, duke shënuar një gol dhe dhënë dy assiste në fitoren 0-5 që bardheblutë siguruan në transfertë me Luftëtarin. "Pitbulli" I mesfushës së kryeqytetasve ka dhënë një intervistë për gazetarin Endi Tufa, duke treguar shumëçka për këtë sezon, ecurinë dhe të ardhmen me Tiranën.

Mesfushori ka treguar se janë dy gola më të bukur të shënuar në karrierë, ndërsa njëri prej tyre është ndaj ish-ekipit të tij, Partizanit. Gjirikastriti ka shtuar se I vjen keq që Luftëtari tanimë e ka prerë biletën për një kategori më poshtë. Batha nuk është kundër një oferte nga jashtë, ndërsa është I fokusuar me bardheblutë.  

"Nuk më vjen mirë që Gjirokastra ndodhet në këto pozita që është e ndjek këtë ekip dhe e dua shumë si qytet Gjirokastrën, por nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë të them të drejtën pasi në fund të fundit jemi profesionistë dhe dikush duhet ta bëjë këtë punë.Nuk janë këto dy ndeshje që tregojnë formën e Tiranës janë pothuajse një kampionat i gjithi që Tirana tregon që është më lart se të tjerët.

Tifoz i Partizanit apo Tiranës? Më pëlqen të luaj futboll në radhë të parë pastaj ekipi si të thuash sa më i mirë të jetë aq më mirë për mua. Po pasioni për ngjyrat mendoj se ka qenë kur isha më i ri dhe më i vogël ndërsa tani është pasioni më tepër për të mbajtur familjen time dhe për t'u kënaqur vetë. Tani nuk i shikoj më ngjyrat të jem i sinqertë.

Goli më i bukur? Janë dy faktikisht, goli i parë që shënova në stadiumin e ri në në derbi kundër Partizanit me kokë sepse ishte ndeshja e parë e dy ekipeve shqiptare që luanin në "Air Albania", ishte një emocion i veçantë, por sigurisht edhe goli me faull kundër Kukësit që mendoj se ka bërë kthesën e ekipit që është deri këtu tani.

E ardhmja? Sigurisht është dëshira për të vazhduar, vetëm po erdhi ndonjë ofertë nga ndonjë ekip jashtë Shqipërisë që mund të jetë ndonjë opsion më i mirë se Tirana, por që dëshira për të vazhduar është.

Këtë sezon ia dedikoj të gjithë suksesin gocës sime, ajo ka qenë motivimi im kryesorë dhe çdo ndeshje mendoj atë dhe futem në fushë", mbylli fjalën e tij Batha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga