
CONMEBOL ka dalë me një vendim të rëndësishëm. Konferedata e Amerikës së Jugut bën me dije se tani e mbrapa golat e shënuar jashtë fushë nuk do vlejnë 2-fish. Një gol në transfertë do të vlejë po aq sa një gol në shtëpi.
"CONMEBOL eliminon “golin si mysafir”. Tani e tutje, të gjithë golat e turneve të CONMEBOL-it do të kenë të njëjtën vlerë. Golat e shënuar si udhëtues nuk do të konsiderohen më si faktor përcaktues në rast barazimi të rezultatit të përgjithshëm. Me këtë synohet një drejtësi më e madhe sportive" - shkruhet në njoftim. Ky vendim është i njëjtë me atë që ka marrë UEFA.
Poll