Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Goli i parë ndryshoi rrjedhën e lojës", trajneri i Teutës e pranon: Jemi të eleminuar, do të respektojmë garën

Shkruar nga NEWSPORT
"Goli i parë ndryshoi rrjedhën e lojës", trajneri i

Teuta u mposht ditën e djeshme me rezultatin e thellë 0-4 nga Sheriff Tiraspol në "Niko Dovana" në sfidën e parë të Champions League. Një humbje e thellë për durrsakët që tashmë mund të quhen të eleminuar nga ky kompeticion. Në fund të ndeshjes për mediat, trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh:

"Golin e parë e pësuam herët, që në minutën e 15-të dhe kjo solli edhe prishjen e ekuilibrave në fushë. Normalisht deri në ato minuta ishim të kujdesshëm, por pësimi i atij goli ndryshoi rrjedhën e lojës.

Pësuam gola që edhe mund të evitoheshin dhe të bënim më mirë. Megjithatë, dihet forca e kundërshtarit, Sherifi është një ekip mjaft i mirë dhe i shpejtë. Ata kanë përgatitje të lartë fizike, plus që e kanë kapur formën pasi e kanë nisur kampionatin në Moldavi.

Kishim planifikuar të luanim pak më lart, megjithatë kundërshtari na mori metra në fushë duke na zbritur poshtë. Kjo vjen nga cilësia e ekipit të Sherifit. Seferi luajti mjaft mirë, por e thashë që kundërshtari na mori mesin e fushës duke krijuar superioritet numerik në këtë repart.

Ata ishin më mirë fizikisht dhe duke na marrë mesin e fushës, kontrolluan lojën. Teuta e eliminuar? Normalisht po, pasi janë katër gola, gjë që e bën të pamundur përmbysjen në ndeshjen e kthimit në Moldavi. Gjithsesi, ne do ta respektojmë garën edhe në ndeshjen e kthimit", u shpreh Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga