Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Goli i katërt në dy ndeshje, FSHF-ja ngre në "qiell" Rei Manaj: Po bind

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i katërt në dy ndeshje, FSHF-ja ngre në "qiell"

Rei Manaj ka arritur të shënojë sërish në ndeshjen miqësore të Barcelonës kundër Gironës. Sulmuesi kuqezi tundi rrjetën në sfidën e dytë radhazi duke treguar formën e mirë që po kalon. Federata Shqiptare e Futbollit ka ngritur në "qiell" bomberin lushnjar duke i dedikuar disa rreshta në kanalin zyrtar.

"Rei Manaj vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer me ekipin e parë të Barcelonës, teksa ka shënuar një tjetër gol.

Në miqësoren e zhvilluar ndaj Gironës, sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish rrjetën, pas një pasimi të marrë brenda zonës, duke shënuar një gol që kalon mes këmbëve të portierit.

Rei Manaj ishte pjesë e blaugranëve që në minutën e parë të sfidës dhe po shfrytëzon momentet e mira që po kalon në radhët e katalansve.

Ky ishte goli i katërt i bomberit shqiptar, që disa ditë më parë shënoi tripletë me Barcelonën, duke u lakuar në mediat botërore dhe duke shtuar interesin e një sërë klubesh europiane për të blerë kartonin e tij", shkruhej në faqen zyrtare të FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga