Dje, Besa luajti kundër Erzenit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të shijakasve. Kavajasit kanë reaguar për arbitrin kryesor Prenga i cili e vlerësoi si të rregullt golin e Xhabrahimit. Ndërkohë asistenti i tij Roshi kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje.
Pikërisht për këtë fakt ka reaguar edhe portieri i Besës, Kadri Birja i cili në një postim në rrjetet sociale thekson se po luhet me djersën e tyre. Shtatlarti i katërkëndëshit verdhezi shkruan: “Djersa jonë dhe buka e familjeve tona”.
