
Është mbyllur ndeshja e parë e IPKO Superligës së Kosovës mes Vushtrrisë dhe Dritës, me fitoren e miqve nga Gjilani. 2-3 ka dalë ndeshja e parë e javës së 19 në futbollin kosovar, me miqtë që barazojnë Ballkanin në krye me 37 pikë.
Golat në këtë duel janë shënuar nga Fazliu e Istrefi për vendasir dhe Izair Emini, Erjon Vucaj e Kastriot Rexha për Dritën. Dy ish-lojtarët e Superligës shqiptare kanë treguar edhe njëherë nuhatjen e tyre përpara portës. Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen pesë duelet e mbetura të Superligës kosovare.
Drenica - Prishtina
Llapi - Feronikeli
Ballkani - Ferizaj
Gjilani - Flamurtari
Trepça '89 - Dukagjini
Poll