Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Goditje" e rëndë për Milanin, Ibra humbet ndeshjet ndaj Man United, në dyshim edhe titullari tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
"Goditje" e rëndë për Milanin, Ibra humbet ndeshjet

Milani fitoi ditën e djeshme me rezultatin 1-2 ndaj Romës në transfertë. Kjo fitore nuk ka kaluar pa pasoja për kuqezinjtë që kanë humbur 3 lojtarë për shkak dëmtimi. Calhanoglu u largua nga fusha në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Ibrahimovic dhe Rebic u larguan gjatë pjesës së dytë. Ditën e sotme të 3 lojtarët kryen ekzaminimet për të parë shkëllën e dëmtimeve.

Ibra kishte një tërheqje të muskulit të majtë të aduktorit, ndërsa Calhanoglu probleme në kofshën e këmbës së majtë. Gjendja e mesfushorit turk do të vlerësohet në ditët në vijim, ndërsa Ibra do të humbasë dy ndeshjet e Europa League ndaj Man United si dhe në kampionat. Lajmi I mirë vjen nga Rebic që nuk kishte asgjë serioze.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga