Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Godet dhe fyen arbitrin, lojtari shoqërohet në polici (RASTI)

Shkruar nga NEWSPORT
Godet dhe fyen arbitrin, lojtari shoqërohet në polici  (RASTI)

Ndeshja mes Gramshit dhe Adës ka përfunduar me rezultatin 4-0. Gramshiotët e mbyllën në avantazh 1-0 pjesën e parë me golin e Zanit (27'), ndërkohë që në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë (Zani 62', Latifi 72' Latifi 77'). Vendasit u ndëshkuan me 5 kartonë të verdhë, ndërkohë që për Adën doli me të kuq Osmani, pasi mori të dytin të verdhë.

Futbolli shqiptar vijon të sjellë telashe për atë çka ndodh në fushën e lojës. Së fundmi, policia e shtetit shqiptar ka shoqëruar  lojtarin e Adës, Valter Ppendrecaj  i cili gjatë ndeshjes së sotme ndaj Gramshit (KATEGORIA E DYTË) ka ofenduar dhe goditur  gjyqytarin e ndeshjes (Besmir Leçaj).

Njoftimi nga policia:

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës "Ades", shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasin B.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga