Shkëndija e Tetovës ka mësuar ditën e ditën e sotme kundërshtarin që do të ketë përballë në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Pas kualifikimit ditën e djeshme, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka do të përballet me Struga Trim&Lum, aty ku aktivizohet edhe Nijaz Lena, ish-lojtari i Superligës shqiptare.
Gjithashtu janë mësuar edhe datat se kur do të luhen këto takime, sfida e parë do të jetë më 8 prill, ndërsa ajo e kthimit më 6 maj. Kupa është një objektiv konkret për Shkëndijë duke parë që në kampionat janë 8 pikë larg Vardarit të vendit të parë.

Poll