Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjyqi me Bylisin për çështjen Qerdaku, reagon Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqi me Bylisin për çështjen Qerdaku, reagon Vllaznia

Situata mes Vllaznisë dhe Bylisit nuk është e mirë. Sot qarkulloi një lajm, sipas të cilit klubi verior ka dërguar në gjyq Bylisin për shkak të futbollsitit Eridon Qerdaku.  Me anë të një komunikate për shtyp, Vllaznia njofton se nuk është e vërtetë një gjë e tillë. Një komunikatë e tillë pritej, pasi bëhej fjalë drejtëpërdrjetë për klubin shkodran.

Vlen të përmendet se theksi është vënë te fakti se ekipet do mirëkuptohen mes tyre. Në këtë mënyrë, do mënjanoheshin edhe proçedurat ligjore të panevojshme. Mbetet të shihet se si do vijojnë gjërat në vazhdim.

Njoftimi i Vllaznisë : Ditën e sotme në median e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.
KF Vllaznia sqaron mediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.
Sa i takon pagesës të tarifës së kompesimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga