
Shkëndija do të luaj në 24 shtator me Tottenham në Europa League. Fitorja e sotme minimale ndaj Botosanit ka bërë që ekipi I Ernest Gjokës të "peshkojë" një kundërshtar të vështirë në këtë fazë. Mbrëmja e javës së ardhshme në Shkup do t'I gjejë shqiptarët e Shkëndijës të motivuar, sepse përballë është Mourinho me djemtë e tij.
Tetovarët janë mësuar me të tilla duele, pasi edhe më parë janë ndeshur në këtë fazë me gjigantët e Milan. Duket se emocionet në Europë nuk mbarojnë për Shkëndijën, që duhet të tregojë veten ndaj Spurs, që sot kaloi me përmbysje Lokomotiva Plodilv në Bullgari.
Poll