
Trajneri Ernest Gjoka nuk i ka lënë asnjë ditë pushim skuadrës së tij pas ndeshjes së javës së parë të kampionatit. Ai e ka nxjerrë ekipin në stërvitje në orën 17:00 të pasdites së sotme te kodrat e liqenit artificial.
Ekipi ka qenë i plotë, ndërsa gjendja fizike dhe shëndetësore kanë qenë të mira dhe pa shqetësime për stafin mjekësor dhe teknik. Skuadra do të luajë ndeshjen e radhës kundër Teutës, të cilën do ta ketë përpara tifozëve të tyre në Kukës.
Poll