
Alvaro Morata është një nga lojtarët më të mirë të Juventusit. Bomberi po shkëlqen në Itali, ku ka qënë shpeshherë vendimtar për bardhezinjtë. Përveç jetës futbollistike, sulmuesi ka edhe jetën e tij personale, teksa është i martuar me Alice Campello. Ajo ka dhënë një intervistë për të përditshmen spanjolle, Chi, ku rrëfen se si është njohur me lojtarin.
''Alvaro kishte parë një foton time në rrjetet sociale. Kishte pyetur shumë njerëz nëse më njihnin por qe e kotë. Morata më shkroi në Instagram dhe unë u përgjigja pas një kohe të gjatë. Më pas, lamë një takim'' - shprehet Alice Campello.
Poll