Vllaznia luan nesër në 21:00 me Universitatea Craiova për turin e dytë në Conference League. Në “Loro Boriçi” pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh, ndërsa një gjest i madh është bërë nga një prej tifozëve të klubit shkodran.
“Shkodra Sport” bën me dije se një emigrant nga Velipoja ka sponsorizuar 1 mijë bileta në sektorin D të stadiumit në Shkodër, duke paguar 5 milionë lekë të vjetër.
Kërkesa e tij ka qenë që këto bileta të shkojnë në ndihmë të personave që s’kanë mundësi të paguajnë shumën, për të qenë pranë ekipit. Gjest për t’u lavdëruar nga emigrant, që nesër në “Loro Boriçi” do kënaqë 1 mijë tifozë të Vllaznisë, në sfidën kundër rumunëve.
Poll