Shkëndija e Tetovës zyrtarizoi përpara pak ditësh shkëputjen e kontratës me Stenio Junior. Lojtari brazilian kishte gjashtë vite që ishte pjesë e Kampionëve të Maqedonisë, duke qenë një armë e fortë në sulmin e tetovarëve. Junior gjatë pjesës së parë të këtij sezoni zhvilloi 17 ndeshje, duke gjetur 4 herë rrjetën si dhe 4 pasime finale për gol.
Së fundmi, braziliani ka gjetur dakordësinë me FC Rigën në Letoni, duke nënshkruar një kontratë që do e mbajë lidhur me klubin për 1 vit e gjysmë. Lojtari është shprehur i lumtur për aventurën e re, duke premtuar se do bëjë më të mirën ashtu si te Shkëndija ku kaloi gjashtë vite të paharrueshme.

Poll