Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjashtë lojtarë të larguar, Elton KALE tallet në rrjetet sociale: Kush e ka radhën?

Shkruar nga NEWSPORT

Albi Alla dhe Agustin Torasa janë dy lojtarët e radhës që janë larguar nga skuadra e Flamurtarit. Si qendërmbrojtësi, ashtu edhe mesfushori argjentinas i kanë dhënë fund aventurës me fanelën kuqezi, të cilët kanë nxitur Elton Kalenë të tallet në rrjetet sociale. Mesfushori brazilian numëront të larguarit teksa shkruan: "Kush e ka radhën?"

 Situata nuk është aspak pozitive, pasi numri i të larguarve shkon në gjashtë për shkak të problemeve financiare. I pari ishte Danilo Alvesh që i dha fund aventurës në Vlorë duke u pasuar nga Tomislav Bushiç. Më pas, Goran Siljanovski mbylli me marrëveshje kontratën, ndërsa më vonë ishte Meti Useini që zgjodhi të largohej. Sot, kanë ardhur dy "firot" e radhës, Albi Alla dhe Agustin Torasa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga