Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Giacomo VRIONI larg Juventusit, drejtuesit e “Zonjës” i vendosin çmimin e majmë

Shkruar nga NEWSPORT
Giacomo VRIONI larg Juventusit, drejtuesit e “Zonjës” i

Giacomo Vrioni do të largohet nga skuadra e Juventusit këtë merkato vere. Bomberi kuqezi bëri një sezon të shkëlqyer te skaudra e ËSG Tirol, ku luajti i huazuar gjatë edicionit të shkuar. Vrioni arriti të shënojë plot 19 gola në elitën e futbollit austriak, duke fituar edhe “Këpucën e Artë”, si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Për 23-vjeçarin, ofertat nuk mungojnë, madje janë të shumta, duke filluar nga Italia, Belgjika, Holanda e Turqia. Por ekipi që duket më serioz dhe më konkret në transferimin e Vrionit, është Cremonese.

Ekipi italian, i ngjitur këtë sezon në Serie A, ka nisur bisedimet me klubin e Juventusit për firmën e Vrionit, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i kanë vendosur një çmim të majmë kartonit të bomberit kuqezi. Juventusi kërkon plot 10 milionë euro për kartonin e Vrionit, shumë që vështirë se do të paguhet nga Cremonese.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga