Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Gert ÇARÇANI i zbulon Edi RAMËS se cili klub europian do të vijë në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT

Kryeministri Edi Rama ka çelur një konkurs, ku bën me dije se në Shqipëri do të vijë një shkollë futbolli e huaj prestigjioze dhe një akademi futbolli. I pari i qeverisë fton gjithë shqiptarët të gjejnë për cilin klub bëhet fjalë.

Të parët që do të “qëllojnë në shenjë”, do të marrin fanela të firmosura nga 11 lojtarë kryesorë të kësaj skuadre. Në sy bie komenti i Gerti Çarçanit.

Moderatori dhe gazetari i njohur sportiv ka hedhur “votën” e tij duke zgjedhur City-in, si klubin që po negociohet për një shkollë dhe akademi futbolli. “Manchester City, e thjeshtë”, është komenti i tij. Më poshtë njihuni edhe me postimin e kryeministrit Edi Rama.

“KONKURS Së bashku me Anin, kryetaren e Bashkisë së Durrësit, po negociojmë marrëveshjen për ardhjen në Durrës të një Shkolle Futbolli për fëmijët dhe një Akademie Futbolli për të rinjtë, të cilat i përkasin një klubi prestigjioz europian.

Me emrat e atyre ndër ju që do ta gjejnë për cilin klub bëhet fjalë, do të hidhet një short ku 11 fituesit do të marrin një bluzë të firmosur nga lojtari i tyre i preferuar.

Komentoni dhe lini një numër kontakti për të qenë pjesë e shortit nëse dëshironi. Konkursi mbyllet nesër në orën 22:00”.

[caption id="attachment_689842" align="alignnone" width="678"] Komenti i Carcanit[/caption]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga