Pas disa ditësh që erdhi në jetë mami Georgina ka zbuluar emrin e vogëlushes së saj. Partnerja e Cristiano Ronaldos, përmes një foto të ëmbël të së voglës, ka bërë me dije se vajza e tyre quhet Bella Esmeralda.
Në vetëm pak minuta postimi i Geroginës ka marrë mijëra klikime dhe qindra komente. Kujtojmë se një prej binjakëve të çiftit, djali, huumbi jetën pak minuta pasi erdhi në jetë.
Ishte Ronaldo i cili bëri me dije se djali i tij i prosalindur ishte ndarë nga jeta. Kështu, për fat të keq kaloi disi në plan të dytë edhe lindja e vajzës së vogël, pasi festa nuk dukej e plotë dhe për këtë arsye u shty për shumë kohë edhe publikimi i emrit të bebes së vogël që kishte lindur e shëndetshme.

Poll