Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gazetari sportiv: E sulmojnë Tiranën se Halili nuk është agresiv. Çfarë do thonë nëse Laçi kualifikohet ndaj Skënderbeut?!

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari sportiv: E sulmojnë Tiranën se Halili nuk është

Xhevdet Zekaj, i ftuar në "Ora Skaner" ka folur për zhurmën dhe akuzat që janë bërë në media për një aleancë të mundshme mes Tiranës dhe Kukësit.

Gazetari sportiv u shpreh se të gjitha këto sulme vijnë si pasojë se presidenti i Tiranës, Refik Halili nuk ka qenë kurrë agresiv dhe është treguar përherë tolerant ndaj akuzave të rënda që kanë vite që i adresohen atij dhe klubit që drejton.

"Mendoj se këto akuza vijnë edhe për shkak të tolerancës që Refik Halili ka treguar për vite e vite me radhë ndaj shumë sulmeve mediatike që i janë bërë gjithnjë. Ai nuk është agresiv dhe me këtë gjë, përfitojnë shumë njerëz në dëm të tij.

Edhe pse jam i evidentuar si i kuq, si tifoz i Partizanit dhe i Flamurtarit, përsëri unë duhet të them se nuk është çudi që Kukësi fiton në Tiranë.

Po si mund të thonë që Kukësi nuk fiton dot në Tiranë? Çfarë ka të habitshme që skuadra që kryeson kampionatin fiton ndaj bardhebluve, të cilët nuk janë në formën e tyre më të mirë, kur kundër Kukësit kishin mungesa pa fund dhe kur nuk kanë tifozët në stadium. Unë nuk e di çfarë do të thonë mediat nëse kualifikohet Laçi në Korçë?

A do ta ngrenë zërin kështu si për ndeshjen Tirana-Kukësi? U tha një javë para sezonin e kaluar se do të kualifikohej Laçi në Kupë kundër Skënderbeut. Ndodhi ashtu dhe askush nuk e ngriti zërin", tha Xhevdet Zeka.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga