
Artan Hoxha është i ftuar në emisionin "Fair-Play" në News 24. Gazetari investigativ ka folur për videskandalin, ku lojtari i Partizanit, Emiliano Vila tentohet të korruptohet për të toleruar në ndeshjen Partizani - Kukësi. Hoxha deklaroi që ajo video nuk mund të merret në konsideratë dhe do të quhet provë e pavlefshme, pasi nuk është bërë me autorizimin e gjykatës.
"Vlera e asaj videoje është nul. Nëse ke një avokat të mirë, do ta rrëzojë menjëherë. Ajo video nuk mund të merret si provë, pasi nuk është bërë me autorizimin e gjykatës. Ndaj them që kjo është një provë e pavlefshme nga ana ligjore", deklaroi Artan Hoxha.
Poll